Naile Elezi: Rritja e rolit të gruas në qeverisje, emancipimi dhe arsimim vazhdojnë të janë disa nga prioritetet e BDI

56965516_614331065659102_4147510576123215872_n

Kam nderin e njikohesisht kenaqesine e vecante t’ju drejtohem ne Kuvendin zgjedor te Forumit te gruas prane Bashkimit Demokratik per Integrim , duke ju shpreh mirenjohjen time per punen dhe kontributin tuaj si dhe t’ju  falemenderoj per bashkepunimin dhe mbeshtetjen tuaj te deritanishme. Gjithashtu , Ne emer te gjithe neve me lejoni tju shpreh falimenderime edhe kolegeve tane partiak , ne vecanti kryetarit tone z. Ali Ahmeti per perkrahjen e vazhdueshme ne rrugtimin tone te perbashket .

‘’Heronjte jane ata qe sakrifikojne veten per hir te te tjereve dhe jo ata qe sakrifikojne te tjeret per hir te vetes‘’

Me lejoni me kta fjale te se madhes Sevasti Qiriazi Dako ,te tregoj respektin time per te gjithe antaret e FG qe nder vite sakrifikuan dhe vazhdojne te sakrifikojne nga koha dhe jeta e tyre. Respekt per te gjithe ata gra e vajza qe u terhoqen nga endrat dhe ambiciet e tyre vetem e vetem per tju dhen perkhrahje proceseve. Dashuri gjithe atyre nenave , grave , motrave, vajzave qe nga shkaqet e ndryshme sjan pjese e aktivit partiak por qe ne vazhdimesi na kane mbeshtetur me besimin dhe voten e tyre per 18 vite ne cdo cikel zgjedhore.

Forumi i gruas ,ne te gjitha periudhat e funksionimit dhe organizimit te subjektit tone ka qene nje nga shtyllat kryesore te funksionimit te BDI nga ku gjithmone kane buruar ide dhe vlera duke i sherbyer cdo procesi te rendesishem ne vendin tone. BDI gjithmn e ka patur , e ka dhe do ta ket ne programin e vet percaktimor si nji nder prioritet kryesore emancipimin, arsimimin , bararazine e femres shqiptre ne te gjitha segmentet e jetes ekonomike, politike kulturore e shoqerore, qe e deshmoi ne vitet e presences ne skenen politike te maqedonise se veriut.

Ne se bashku kemi kaluar shume moment te lumtura ,I jemi gezuar se bashku Univerzitetit te Tetoves, i jena gezuar Skenderbeut ne Cair , perfaqesimit dhe kyqjes se shqiptareve ne institucionet shteterore , jena gezuar per ndryshimet kushtetuese ne drejtim te avansimit te pozites se shqiptareve ne Maqedonine e veriut ,I jena gezuar ligjit per mundesi te barabrata , I jena gezuar Nenes shqiptare , se bashku jena gezuar edhe per deputeteten e para shqiptare ne parlamentin e Maqedonise,i jena gezuar fitoreve te perbashketa se bashku i gezohena edhe themelimit te Univerzitetit te Dyte shtetrore Nene Tereze ketu ne Shkupin e lashte , kryetarit te kuvendit, ligjit per gjuhen shqipe , paraaderimit ne Nato ,te dashura ka dhe shume ceshtje por, se bashku kena qene edhe ne shume moment te veshtira pergjat ketyre viteve , por te nderuara motra , gjithmon kena qen krenare dhe koke larte qe jena pjese e subjektit tona familjes sone pjese e

BDI.. perkrah liderit tone z. Ali Ahmetit.

Pas gjithe ketyre aktivisteve qe jane present dhe pas shume te tjerave , qendron shume pune dhe perkushtim I investuar ne idene per krijimin e nje mjedisi shoqerore ne te cilin secili do te mund ti tregoje dhe ti zhvilloje mundesite e veta . Fale angazhimit tone , problemet qe drejtepersedrejti e mundojne femren , tanime nuk jan vetem te saja , ata jan ngitur ne nivel te shoqerise , jane adresuar deri tek institucionet perkatese dhe presioni per zgjidhjen e tyre eshte I vazhdueshem. Shumë gjëra kanë ndryshuar si rezultat i veprimtarisë sonë,. Zgjidhja e çështjeve qenësore, ekzistenciale para së gjithash qëndron në mundësinë për punësim. Prania më e madhe e grave në institucione do të thotë pavarësi materiale , përmirësim të kualitetit të jetës personale dhe familjare , mundësi për avancim, për vetë promovim, për ndërtim të vetëbesimit dhe hapjen e sferave të reja për veprim në këtë aspekt. Shumë nga këto mundësi i krijoi BDI-a nëpërmjet veprimtarisë së saj në Qeveri dhe nëpërmjet realizimit të programit të saj i cili mban llogari për këto çështje. Niveli i ardhshëm është ai politik. Prania e gruas në politikë , fale vizionit te BDI sot është kusht ligjore , por njikohesisht ajo është nevojë reale e grave si

mundësi e drejtpërdrejtë që ti artikulojnë qëndrimet e tyre në shoqëri dhe të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në realizimin e tyre. Rritja e rolit të gruas në qeverisje, emancipimi dhe arsimim i saj, barazia gjinore në Republikën e Maqedonisëse Veriut kanë qenë dhe vazhdojnë të janë disa nga prioritetet e Bashkimit Demokratik për Integrim.