Mexhiti në Saraj: Shoqërinë duhet ta dërgojmë në atë drejtim ku të gjejmë ura komunikimi

izet

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale ka mbajtur takim me qytetarë në Komunën e Sarajit. Duke iu drejtuar të pranishmëve Mexhiti theksoi se në këto zgjedhje BDI do të përkrah kandidatin konsensual, kandidat që ka mbështetjen e partive më të mëdha politike në vend dhe kandidat që do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

Kryetari i shtabit qendror Izet Mexhiti tha se dallimet në mes dy komuniteteve tejkalohen me arritjen e marrëveshjeve të përbashkëta,  siç u arrit një gjuhë e përbashkët duket e ndihmuar njëri – tjetrin në zgjedhjet lokale edhe atë në qytetet Strugë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë ndërkaq, një pjesë e qytetarëve shqiptarë në Shkup kanë votuar për kryetarin e qytetit të Shkupit pasi nuk mund të fitonte një shqiptarë dhe për këtë duhet të jemi realist dhe racionalist.

Shoqërinë duhet ta dërgojmë në atë drejtim ku të gjejmë ura komunikimi vetëm në këtë mënyre ecim përpara. Unë mendoj se duhet të përshpejtojmë rrugën për Evropë me ndërtimin e këtyre vlerave  dhe një ndër këto vlera është presidenti konsensual dhe një nga këto vlera ka qenë zgjedhjet lokale që i kemi bërë, Marrëveshja me Bullgarin dhe Greqinë dhe Ligji për Gjuhet këto janë vlera  me çka ne merremi si model në Evropë dhe në vendet e komuniteti ndërkombëtarë,” tha Mexhiti.