Mexhiti në Çair: Me këtë koncept dhe rrugë, ne e faktorizojmë votën shqiptare

mexhiti

Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, BDI para mbështetësve të saj ka promovuar kandidaturunë koncensuale për zgjedhjet presidenciale.

Shefi i shtabit qendror Izet Mexhiti ka folur mbi idenë dhe koncept të cilin e ka promovuar BDI vite më parë dhe akuzuar Selën e Kasamin se me vetëdije po punojnë në dobi të VMRO DPMNE-së.

“Dua ta zbërthej konceptin dhe rrugën që trason Ali Ahmeti. Shumë emra që kanë provuar nuk kanë arritur në raundin e dytë. E dinë këtë edhe ata që kanë dalë në garë, edhe Kasami e Sela që nuk fiton Blerim Reka, nuk shkon në raundin e dytë. Vota për Blerim Rekën është votë për VMRO-DPMNE-në që ndihmon trazirat dhe ndalon rrugën që shkon vendi drejtë BE-së”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka deklaruar se është për keqardhje ajo që ndodhi me rastin e Selës në parlament, por ai nuk duhet të mendojë se ky rast e bën atë më të madh se sa kjo periudhë te shqiptarët.

“Kemi dëshmorë të kombit, invalidë të luftës –ata janë mbi gjithë ne. Mos pretendo se bëhesh më i madh, sepse Ali Ahmeti ka luftuar e bashkëluftuar. Një këshillë nga ne për Selën: unë dhe ti mund të kontribojnë si të bëjmë arsimin e ekonominë, shëndetësinë më të mirë, por mos pretendo të hyjsh në teritor patriotik. Nëse don ta sfidosh BDI-së dhe të kontribosh për shqiptarët, puno në fushat tjera dhe jo aty ku nuk e ke vendin. Andaj të them se vota për Pendarovskin është votë për NATO dhe BE”,tha Mexhiti.

Izet Mexhiti ka thënë se me këtë koncept dhe rrugë, ne e faktorizojmë votën shqiptare, pasi idetë dhe konceptet e Ali Ahmetit janë për të ardhmen e këtij vendi.