Shtabi komunal në krye me Bekim Maksutin takoi banorët e lagjes Teqe

maksuti

Sonte shtabi komunal zgjedhor i BDI-së ka pasur takim me banorët e lagjes Teqe të Tetovës ku kreu i shtabit zv.ministri Bekim Maksuti para banorëve ka spjeguar rëndësinë e kandidaturës koncensuale si një opcion i vetëm që ka promovuar si ide kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe rëndësia që duhet këtë herë të përkrahet kjo kandidaturë pasiqë është një koncept që të con drejt Europës, procese këto që nuk duhet asesi të bllokohen. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë dhe kreu i këshillit komunal të Tetovës, Bekim Memeti. Maksuti ka folur bashkë me banorët e kësaj lagje dhe ka kërkuar përkrahjen e tyre edhe në këtë process zgjedhor që sipas tij është i rëndësisë së madhe për gjithë ardhmërinë e të rinjëve sepse vendi gjendet në një shkallë të lartë ndjesie që duhet zgjedhur mes lindjes dhe perendimit dhe se rinia duhet të ndihen mirë me këtë zgjedhje.