Dadar: Nëse nuk jeni pozitiv dhe miqësorë, gjithë bukuria dhe puna bie në ujë

dadar

Është një nga make up artistët e parë në Maqedoni që promovon trendin botërorë. Aleksandar Dadar vjen në një bisedë të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar trendet e reja që duhet provuar maturantët.

Me çfarë energjie dhe tempo e keni nisur këtë vit?

Pasiqë kemi ndëruar lokacionin dhe gjendemi në salonin e ri është shumë diçka befasuese dhe punojmë me energji më të re dhe më të bukur, falë ekipit tim dhe klientëve tanë që na besojnë rritemi bashkë me dëshirën për të ecur vetëm përpara.

https://www.facebook.com/MoeStudio.Dadar/photos/a.636096663107708/2281536868563671/?type=3&theater

Mund të na tregoni të rejat nga studio e juaj për këtë vit?

Të reja ka sigurisht shumë duke filluar nga grimi i përhershëm në sy, buzë dhe vetulla përmes teknikave të reja për ngjyrosje të flokëve dhe tretmani për fytyrë dhe trup që janë shumë të rëndësishme për bukurinë e një femre e sigurisht tashmë praktikohet edhe tek meshkujt.

https://www.facebook.com/MoeStudio.Dadar/photos/a.128455247205188/2281037041946987/?type=3&theater

A ka ndonjë gjë interesante për maturantët që të vizitojnë studion tuaj?

Në prag të maturave, stili më i kërkuar për flokë është kthesa të lehta ose flokë të dredhura sepse duket më shkëlqyese dhe e kujdesshme sepse sigurisht që duhet për mbrëmje, në lidhje me grimin më shumë kërkojnë highlighter, sy të rregulluar bukur dhe buzë më natyrale pasiqë është në trend botërorë e jo vetëm tek ne, e pasiqë të rinjtë ndjekin trendet botërore nuk surprizohem nga kërkesat e tyre dhe pajtohem plotësisht, këshilla ime është që të mos e teprojnë me gjëra por të zbukurojnë më shumë veten.

Pse duhet patjetër maturantët këtë vit të ju vizitojnë?

Një trend shumë i madh tek ne është rritja e flokëve artificiale, solariumi që jep një ngjyrë shumë natyrale dhe pamje adekuate për atë mbrëmje, thonjtë dhe qerpiktë janë gjithashtu të rëndësishme që tek ne janë shumë natyral e që patjetër duhet të na vizitojnë.

https://www.facebook.com/MoeStudio.Dadar/videos/1282802165209953/

Profesionalizmi juaj është treguar ndërvite, më thuaj si kanë kaluar këto vite dhe si jeni rritur profesionalisht?

Kur flasim për profesionalizëm e rëndësishme është që të jemi në hap me trendet botërore, të përgjegjshëm dhe të disponueshëm në secilin moment e për secilin klient, dhe të mos harrojmë se nëse nuk jeni pozitiv dhe miqësorë, e gjitha bie në ujë, dashuria ndaj punës dhe njerëzve është fortë kryesore që mua më shpie përpara.