Bronkioliti te fëmijët, shkaqet dhe trajtimi

femije

Antibiotikët nuk do ta ndihmojnë foshnjën të shërohet, sepse bronkioliti shkaktohet nga viruset dhe antibiotikët nuk janë në gjendje t’i luftojnë ato.

Simptomat bronkiolite janë pak më të rënda se një ftohje. Fëmija juaj mund të ketë hundë të bllokuara, kollë të thatë dhe një temperaturë midis 37.5 dhe 38 gradë C.

Është normale që simptomat e foshnjës tuaj të përkeqësohen teksa bronkioliti zhvillohet. Kollitja e tij mund të bëhet më konstante dhe frymëmarrja më e shpejtë, e cekët dhe e mundimshme. Rrahjet e zemrës mund të jenë shumë më të shpejta dhe mund të ketë vështirësi në të ushqyer.

Si ta ndihmoj fëmijën të kalojë bronkiolitin?

Paracetamoli foshnjor ose ibuprofeni do të ndihmojë në uljen e temperaturës së fëmijës suaj dhe në lehtësimin e fytit. Ju mund t’i jepni fëmijës paracetamol foshnjor nëse ka kaluar 2 muaj dhe peshon më shumë se 4 kg.

Ndërsa ibuprofen mund t’i jepni nëse ai është 3 muajsh ose më i madh dhe peshon të paktën 5 kg.

Gjithmonë kontrolloni dozën e rekomanduar në pako, ose pyetni mjekun apo farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt për mënyrën e dhënies së dozës së saktë.

Me kujdesin tuaj, fëmija duhet të përmirësohet për rreth dy javë.

Megjithatë, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj nëse ai:

ka konsumuar më pak se gjysmën e sasisë së zakonshme të qumështit në dy ose tre ushqimet e tij të fundit;

duket i dehidratuar, për shembull, nëse nuk ka lagur pelenat për 12 ose më shumë orë;

është nën më i vogël se 3 muajsh dhe ka një temperaturë prej 38 gradë C ose më të lartë;

është tre deri në gjashtë muaj dhe ka një temperaturë prej 39 gradë C ose më të lartë;

duket shumë i fjetur dhe letargjik;

merr frymë me vështirësi.

Telefononi ambulancën nëse fëmija juaj fillon të ketë vështirësi të mëdha frymëmarrjeje. Shenjat do të jenë:

është i zbehtë ose i djersitur;

gjuha ose buzët e tij janë kthyer në ngjyrë blu nga mungesa e oksigjenit;

ndalon frymëmarrjen për disa sekonda;

bën një zhurmë të rëndë kur merr frymë,

thith barkun nën brinjë kur merr frymë.

Nëse fëmija juaj zhvillon bronkiolite të rënda, ai mund të ketë nevojë të shkojë në spital për dy ose tri ditë për ta ndihmuar atë të shërohet.