Reisi në Kuvend, në inaugurimin e Stevo Pendarovskit

sula

Më 12 maj, 2019, në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Kryetari i ri i Shtetit Stevo Pendarovski ka dhënë deklaratën solemne, pas përfundimit të zgjedhjeve më 5 maj (rrethi i dytë) dhe është inauguruar në Kryetarin e pestë të Shtetit, mandati i të cilit zgjat pesë vjet.
Në dhënien e deklaratës solemne para deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, korit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, krahas përfaqësuesve të feve të tjera.
Siç dihet, para rrethit të dytë të zgjedhjeve Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame doli me një Apel publik në mbështetje të kandidatit të angazhuar për vlerat demokratike, për NATO dhe BE.
Institucioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së pret shumë nga Kryetari i Shtetit Stevo Pendarovski, por dhe nga institucionet tjera qeveritare, në zgjidhjen e drejtë dhe të pashtyshme, mbi bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve pozitive, mbi bazë të postulateve shekullare të shtetit, të të gjitha problemeve me të cilat preokupohet pothuajse në vazhdimësi.