REAGIM Ganiu: Nuk ka asnjë incident në shkollat që gravitojnë në komunën e Çairit

20190514_173314-960x472

Komua e Çairit njofton se nuk ka pasur asnjë incident në shkollat që gravitojnë në këtë komunë.
Komuna e Çairit madje ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën e plasimit të lajmit në disa portale informative për incidentin e ndodhur në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko” .
Zyra për informim, në kuadër të komunës së Çairit thekson se “me ose pa tendencë, ngjarja përshkruhet se ka ndodhur në Çair edhe pse sipas ndarjes territorial, lokacioni ku ndodhet shkolla në fjalë I takon komunës së Butelit”.
“Kjo nuk është hera e parë e dezinformimeve të këtilla, me sa duket tendencioze për ta njollosur Çairin pa aspak arsye në pjesën e kronikës së zezë. Ftojmë të gjitha mediumet që ti përmbahen etikës dhe saktësisë së informimit për të cilat kanë në dispozicion të plotë shërbimet e Komunës së Çairit që po punojnë në vazhdimësi për të rritur nivelin e transparencës” theksohet në reagimin e komunës së Çairit duke ftuar mediat që të përcjellin edhe aktivitetet edukative arsimore të kësaj komune e cila angazhohet të përmisojë cilësinë infrastrukturore dhe përmbajtësore të arsimit në shkollat fillore që janë pjesë e komunës së Çairit

Për më shumë ndiq linkun: