Ali Ahmeti në Tetovë, vlerëson të arriturat e BDI-së në mbrojtjen e interesave kombëtare

aliu

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e sakrificës, përkushtimit dhe solidaritetit, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe drejtues tjerë të lartë të kësaj partie, sonte u pritën në Tetovë për iftar, ku mikpritëse ishte dega e BDI-së në Tetovë. Kjo darkë e iftarit në Tetovë e Ali Ahmetit me liderët lokal të BDI-së, që pushteti lokal po udhëhiqet nga një grua, me shumë sukses në mandatin e dytë, është rikonfirmim i punës së madhe të degës së BDI-së në terren, duke e shndërruar këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, në qytet me vlera, përtej atyre tashmë të njohura, në qytet universitar, të të rinjve, teknologjisë dhe inovacionit. z. Ahmeti, me liderët lokal të BDI-së, po ashtu, vuri në dukje të arriturat e jashtëzakonshme të BDI-së, si Ligji për gjuhën shqipe, emërtimi i Maqedonisë së Veriut, përzgjedhja e presidentit konsensual, si dhe lajmet e mira për procesin integrues evropian dhe aderimi në NATO. Ky iftar, ishte rast të flitet edhe për sukseset e BDI-së në udhëheqjen e Tetovës, ngritjen e buxhetit për arsim e kulturë, infrastrukturë dhe mbrojtje të ambientit, ujin dhe gjelbërimin, tregun dhe iniciativat private në shtimin e vendeve të reja të punës, duke e bërë Tetovën qytet tërheqës për të jetuar dhe punuar, si asnjë herë më parë. Po ashtu, në darkë, u parashtruan sfidat e nivelit lokal, arsimi në rend të parë, do mbështetje të mëtejme si dhe zonat e gjelbra, qendrat e biznesit dhe lehtësirat e të bërit biznes, si dhe sfidat e pushtetit qendror, për të avancuar gjendjen e shqiptarëve kudo jetojnë në Maqedoninë e Veriut, ngritjen e cilësisë së jetës por edhe sfidën e investimeve për krijimin e vendeve të reja të punës sepse të rinjtë, janë e tashmja dhe ardhmja jonë.