Aziri realizoi takim bilateral me zëvendësministren e Kulturës në Shqipëri Valbona Shujaku!

aziri_valbona-696x348

Në margjinat e konferencës, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, realizoi takim bilateral me zëvendësministren e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Valbona Shujaku, në të cilin u bisedua për thellimin dhe zhvillimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në pjesën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, si dhe mundësinë për hapjen e qendrave të kulturës në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai shtoi se harmonizimi i tekstit të Deklaratës, me politikat, strategjitë dhe prioritetet aktuale të UNESKO-s, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës e hap mundësinë që më konkretisht të përkufizohen mekanizmat dhe instrumentet për bashkëpunimin e mëtejshëm me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm kulturor rajonal, ndërsa në drejtim të përkufizimit të profilit kulturor rajonal në kontekstin e gjerë evropian dhe global.