Nga Shqipëria letër të hapur Ministrit shqiptar Agim Nuhiu!

789

Unë jam motra e Islam Kaloshit, Hatixhe Kaloshi nga Kukësi me banim në Durrës, në Republikën e Shqipërisë!

Vetëm ministrat shqiptarë në Maqedoni mund me na ndihmu për padrejtësinë ndaj vëllaut tim Islam Kaloshi, i dënuar në Maqedoni me 13 vite heqje lirie!
Në vitin 2012 ka ndodh një grabitje në një lokal në Dibër të Madhe, ku kanë hyrë dy persona me maska!
Në 2017 vëllau im është nis me të dashurën për në Maqedoni; në doganë të dashurën ia kanë kthyer, kurse vëllaun e kanë burgos!

Më pas ka ndodhur gjykimi i parë dhe kjo seancë është anuluar, ndonëse pas një ka ndodhur seanca e dytë e gjykimit dhe në këtë rast pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja ka deklaruar se, këtë person nuk e njoh, meqë sipas tij personat kanë qenë të maskuar!
Mirëpo, personi që ka dëshmuar përmes fotografisë së ofruar është një vajzë, shtetase e Shqipërisë, e cila asokohe ka punuar si kamariere ka dëshmuar se personi në foto është vëllau im, Islam Kaloshi dhe kjo ka ndodhur në vitin 2012-të!

Procesi gjyqësor ka vazhduar tre herë rradhazi dhe në asnjë seancë gjyqësore kjo dëshmitare asnjëherë nuk ka qenë e pranishme, nuk ka qenë e pranishme të dëshmoj të vërtetën dhe si fatkeqësi e një gjyqësie që punon pa fakte, vëllau im Islam Kaloshi dënohet me 13 vite heqje lirie!
Unë kam arritur të gjejë atë vajzë!Ajo më ka thënë se se është e martuar dhe kam dy fëmijë, mos më shqetësoni; me këto punë dhe me mua le të merret shteti, jo ju!
Megjithkëtë, ajo thotë se unë nuk e njoh Islam Kaloshin! Kështuqë, personi të dënohet për vjedhje me 13 vite heqje lirie, kjo ndodh vetëm në Maqedoni!
Dëshmitarja në komunikim me mua thotë se unë nuk kam pa fytyrë, sepse të gjithë kanë qenë të maskuar dhe në asnjë rast unë nuk e kam permendur vëllun tuaj, Islam Kalosho!
Dëshmitarja shton se, është e vërtetë se unë kam përmendur disa emra për punën e maskave, por asnjëherë nuk e kam përmendur emrin e Islam Kaloshit!
Kush ka qenë pas maskave unë nuk di gjë, nëse shteti din gjë le të merret shteti, kjo është e vërteta që shtron dëshmitarja!
Kjo dëshmitare kërkon që ne të paguajmë një avokat dhe avokati të vijë në Belgjikë, ku jeton kjo dëshitare dhe mund me ja bë deklaratën, mund me ja thënë e me ja nënshkruar faktet se si ka qenë situata në ato raste!
Unë kam insistuar në këto fakte, ndërkaq dëshmitarja ka kërkuar që mos me i shkruajt më, sepse po e shqetëson dhe se fajtore thotë ajo nuk jam unë; unë nuk e kam përmendur emrin e vëllut tuaj Islam Kaloshi!
Në komunikimin tim përmes Facebook i kam thënë dëshmitares se në atë kohë ju e keni pas emrin Jetmira Valteri!Më ka thënë se, e kuptoj çka dëshironi të thoni, por atëherë e kam pas atë emër!
Dëshitarja insiston që se duhet me i dërgu një noter në Belgjikë dhe me i thënë se unë kam bërë dëshmi të gabuar!
Puna tjetër që më tha dëshmitarja është ajo se, o do harxhoni lekë o do qëndroj vëllau juaj 13 vite në burg!