Dëmtohen pajisjet urbane në rrugën e Banjës në Tetovë

61797330_3017100868330779_938823792992452608_n

Pajisjet urbane të vendosura në rrugën e Banjës në Tetovë natën e sontme janë dëmtuar nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët si synim kanë vetëm dëmtinin e pronës publike e cila është vendosur në këtë pjesë rekreacioni për qytetarë të cilët kalojnë një pjesë të mirë të ditës në këtë rrugë si një nga vendet ku qytetarët relaksohen, mirëpo një pjesë e madhe përfshirë këtu ulëset, koshet e mbeturinave e shumë të tjera janë dëmtuar në masë të madhe.

“Fotografitë janë nga rruga e Banjës së Tetovës! Nga ai cep rekreimi në të cilin investuam, që të mundemi të gjithë bashkërisht të shijojmë bukuritë që na i fali natyra!  Shkatërrimi apo dëmtimi i pronës së përbashkët përveç se paraqet një vepër penale, është fenomen i cili flet qartë për nivelin e ndërgjegjësimit tonë kolektiv dhe mungesën e vetëdijes së shëndoshë qytetare! Padyshim që nuk do të lejojmë veprime të tilla të individëve të parealizuar dhe destruktivë të bëhen shembuj në shoqerinë tonë! Koshat dhe ulëset e dëmtuara do të rregullohen kurse individët të cilëve ju vret syrin e bukura dhe rregulli do të marrin dënimin e merituar!”, kështu theksojnë nga komuna e Tetovës.