Kryeministër, çfarë nënkuptoni me konceptin ‘’Zivot za site’’ ?!

useini-696x464

Klubi i hendbollit Vardar u shpallë kampion i Evropës ku gjatë festës në mënyrë më të ulët kanë fyer Shqiptarët (Vdekje për shqiptarët, Vetëm një shqiptarë i vdekur është shqiptarë i mirë, Maqedoni e pastër). Koncepti i tillë në parim ndaj kësaj situate është dënues mirëpo nga po ky koncept për brohëritjet antishqiptare askush nuk u dënua përkundrazi u vlerësua. Po them u vlerësuan ngase ju i pritët të njejtit për ti uruar në hapsirat e qeverisë. Ashtu siç edhe qeveria e kaluar nuk e luftonte fenomenin e gjuhës së urrejtjes, edhe qeveria e tanishme përskaj premtimit se do ta luftoj një negativitet të tillë, siç po duket po i jep përkrahje ‘’morale’’.

Koncepti ‘’Shoqëri për të gjithë’’ është kontravers me veprimet e juaj të fundit, i cili është nënçmuese për intelegjencën Shqiptare ngase i tillë është vetëm në letër. Kishim pak sfera në të cilat Shqiptarët janë të diskriminuar siç janë në arsim, mbrojtje sociale, gjatë punësimeve, përkatësisë etnike, e tani edhe në sport. Jo më shumë se disa javë klubi i futbollit Shkëndija u shpallë kampion i Maqedonisë së Veriut, jo më shumë se disa javë Shkëndija në mënyrë modeste festoj titullin Kampion pa mos i etiketuar të tjerët, sharë e ofenduar, Shkëndija Tetovare festoj në mënyrë Europiane por në asnjë moment nuk u prit ashtu si ata, që gjatë gjithë festës së tyre përdorën gjuhën e urrejtjes ndaj Shqiptarëve.

Z. Kryeministër a është edhe Shkëndija pjesë e konceptit ‘’Zivot za site’’ ?

Ju respektuat e vlerësuat Vardarin dhe Tamarën por jo edhe Shkëndijën!

Jeni shumë larg konceptit ‘’edno opstestvo za site’’.