Seanca për konstatimin e dorëheqjes së Gruevskit

Gruevski-parlament-1-696x522

Seanca kuvendore për konstatimin e dorëheqjen së Nikolla Gruevski anulohet për në ora 12:30.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sot sipas gjitha gjasave pa votim të deputetëve vetëm do të konstatojë dorëheqjen me shkrim të azilantit – deputet Nikolla Gruevski. Ai është në arrati dhe nuk mundet që të shpjegojë dorëheqjen para deputetëve. Xhaferi është koordinuar me të gjithë grupet parlamentare, ndërsa të njëjtën gjë sot do të duhet të bëjë edhe vetë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa, KSHZ-ja për sot ka ftuar Gjoko Kamçevin nga Vallandova, i cili sipas listës është më i votuari nga  VMRO-DPMNE-ja në njësinë zgjedhore me numër 4 nga rezultati zgjedhjeve parlamentare të vitit  2016. Ai do të emërohet në vend të azilantit Gruevski. Kamçev edhe më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.

Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh në rastin “Tanku”. Prokurorja Vilma Ruskovska e kërkon si njërin ndër të dyshuarit dhe organizatorët për tentim vrasje për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill.