Werder Bremeni shkruan për Rashicën: Shënoi golin e parë dhe asistoi te i fitores, i pandalshëm

rashica-780x439

Si në barazimin 1-1 me Malin e Zi, ashtu edhe mbrëmë ndaj Bullgarisë, Milot Rashica  e hapi llogarinë e golave për Përfaqësuesen e Kosovës.

‘Dardanët’ i mposhtën në Sofje kombëtaren e Bullgarisë 2-3, me golat e anëtarit të Werder Bremenit, Vedat Muriqit dhe Elbasan Rashanit.

Me këtë rast, skuadra gjermane e ka uruar Milot Rashicën për golin e shënuar, mirëpo edhe për asistimin në golin e fitores së Kosovë ndaj Bullgarisë.

SV Werder Bremen EN

@werderbremen_en

Opened the scoring and then registered a late match-winning assist 🔥@milotrashica is unstoppable rn 🤩

📸 (@UEFAcom_de)@kosovanfooty

“Shënoi golin e parë dhe regjistroi një asistim në golin e fitores. Milot Rashica është i pandalshëm”, ka shkruar Werder Bremeni në llogarinë e tyre në Twitter.

Kosova është në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, gjersa gjendet në vendin e tretë me pesë pikë, një pas Anglisë dhe Republikës së Çekisë.

Përfaqësuesja jonë ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj çekëve në muajin shtator, ndërsa deri më tani në grup ka një fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/