Elezi: Realizimi i suksesshëm i projektit “Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të kontrollit të brendshëm”

shiret

Zbatimi i suksesshëm i projektit të binjakëzimit “Përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të kontrollit të brendshëm”, që është financuar nga BE-ja dhe zbatuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Financave të Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë Veriore ka zgjatur 8 muaj duke filluar nga 15 tetori i vitit 2018 dhe ka kushtuar 250.000 euro.

Qëllimi i projektit ishte përmirësimi i sistemit të kontrollit të brendshëm në vend për të siguruar efekte menaxheriale llogaridhënies, transparencë dhe menaxhim i shëndoshë financiar i fondeve publike në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së.

foto 2Në ceremoninë e mbylljes, pjesëmarrës ishte zëvendësministrja e financave Shiret Eelesi, Freck Janmat këshilltar, Drejtor i çështjeve ekonomike pranë Delegacionit të BE-së në vend si dhe ambasadorja kroate Danijela Barisiç. Ndërkohë udhëheqësi i projektit ka qenë Trajko Spasovski nga Ministria e financave si dhe Daniela Stepiç nga Ministria e financave të Republikës së Kroacisë të cilët edhe prezantuan rezultatet e projektit.

“Aktivitetet e projektit u zbatuan me sukses. Është përgatitur një Ligj i ri për kontrollin e brendshëm të Financave Publike (PIFC). Manualet dhe udhëzimet e reja për zbatimin praktik të menaxhimit financiar dhe kontrollit janë përgatitur. Auditimi i brendshme pilot u zhvilluan në tre institucione buxhetore. U përgatit një metodologji e re për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së sistemit të themeluar dhe trajnimet e organizuara për të punësuarit, ku morën pjesë gjithsej 528 persona. Aktivitetet e projektit kanë mbështetur zbatimin e prioriteteve për zhvillimin e KBFP duke krijuar kështu një dokument të ri të politikave për KBFP dhe Planin e Veprimit 2019-2021 si dhe Programi për reformën e menaxhimit të financave publike nga 2018 deri 2021”, kështu vlerëson zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi e cila njëherit bëri edhe hapjen e këtij eventi.