Skandali me Gjani Alioskin, policia merr në pyetje stafin e lokalit!

LOKALI-PRILEP

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, gjatë ditës së sotme ka përjetuar skena të pakëndshme në qytetin e tij të lindjes, Prilep.

Alioski bashkë me familjen e tij gjatë ditës së sotme derisa po qëndronte ulur në restoranin “La Strada” në Prilep, në momentet që ata kanë folur shqip, personeli i restorantit i ka dëbuar me arsyetimin se po flisnin shqip.

Lajmin e ka pohuar edhe vetë futbollisti shqiptarë i Lids Junajtedit, Ezgjan Alioski.

Siç mëson Alsat të punësuarit dhe i gjithë personeli i kafe-restorantit “La Strada”, ku po qëndronte Alioski tashmë janë marrë në bisedë informative në stacionin policor të Prilepit.