Diskutimi publik për ‘Shoqëri të hapur’, Elezi: Strategjia përshkruan karakteristikat dhe vlerat e vendit tonë

48079801528_b11f0c2873_z

Në Gostivar sot është mbajtur diskutimi i nëntë me rradhë për prezantim të ‘Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri të hapur dhe interkulturalizmi në Republikën e Maqedonisë së Veriut’, ku para të pranishmëve është drejtuar zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi, drejtori i Agjencisë për realizim të të drejtave të bashkësive Ilhan Rahman dhe drejtoresa e Institutit maqedonas për media Biljana Petkovska.

Zëvendësministrja Elezi në emër të Qeverisë ka thënë se: ‘Strategjia për një shoqëri të hapur dhe interkulturalizëm përkufizon një nga karakteristikat dhe vlerat e vendit tonë që në botë tashmë njihet se po ndërtojmë dhe kujdesemi për një shoqëri të tillë dhe të barabartë për të gjithë.

“Të ndërtojmë shoqëri për të gjithë, me respekt për rastet sociale, etnike, nacionaliste, fetare dhe kulturore, si një gjë e rëndësishme për shoqërinë tonë që është ndërtuar me shekuj dhe përfaqëson obligim për bashkësinë tonë në të ardhmen, një nga konceptet drejtuese të Strategjisë për shoqëri të hapur dhe interkulturalizëm është barabarësia dhe jodiskriminimi. Respekti për dallimet dhe rastet specifike është një pasuri e madhe për shoqërinë”, kështu ka deklaruar zëvendësministrja Elezi e cila njëkohësisht ka folur edhe mbi rolin dhe kontributin e Ministrisë së financave për Strategjinë e një shoqërie të hapur në pjesën e financave dhe ndarjen e tyre në mënyrë të barabartë për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të njësive të vetqeverisjes lokale.