Atletiko prezanton blerjen më të shtrenjtë

feliks

Zhoao Feliks është prezantuar te Atletiko Madrid, ndërsa ka marrë fanellën me numrin 7 të Antoan Grizmanit. Ai është futbollisti më i shtrenjtë që ka transferuar ndonjëherë në histori të vet Atletiko Madridi, duke paguar kështu plot 127 milionë euro për shërbimet e talentit portugez.

Në konferencën gjatë prezantimit, talenti portugez ka theksuar se detyra e tij pavarësisht çmimit, i cili mbetet thjesht çështje merkato, ka detyrën për t’iu dedikuar fushës dhe për të ndihmuar klubin me cilësitë që ka.

“Jam shumë i lumtur dhe me shumë dëshirë po pres të luaj këtu. Çmimi është çështje e merkatos dhe unë nuk di fare nga këto. Në lidhje me shumën e shpenzuar nuk i kushtoj vëmendje. Do i dedikohem fushës dhe të jap më të mirën dhe të provoj të ndihmoj ekipin me cilësitë që kam. Këtu të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Ronaldo në përfaqësuese më ka folur për Madridin, i pëlqente shumë qyteti dhe jam këtu për të bërë historinë time. Dua të kujtohem si Zhoao Feliks. Kristiano është Kristiano dhe unë jam Feliks”, tha 19-vjeçari.