Fisnik Zuka edhe sezonin e ri do të jetë pjesë e Renovës

fisnik zuka 1

Fisnik Zuka edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Renovës. Pasi që mbrojtësi shqiptarë nuk arriti që të gjejë angazhim në ndonjë skuadër evropiane, ai vendosi që të vazhdojë bashkëpunimin me “gjipspunuesit”, ku ishte pjesë e skuadrës,  një muaj më parë. Renova të martën do të zhvillojë ndeshje miqësore me Dritën e Bogovinës.

Më 10 korrik ekspedita e Renovës do të vazhdojë përgatitjet në Ohër, ku janë paraparë të zhvillohen së paku 3 miqësore. Trajneri Bujar Islami do të testojë futbollistët në përballjet me Labunishtin , më 13 korrik , Trajallit të Serbisë më 17 korrik dhe Tiranës më 20 korrik.