Agim Ibraimi mendon për fitoren e parë të Shkëndijës në këtë verë!

1FBD532B-E845-4D88-AB7C-DCEA95FAD7B4

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me fitore aventurën Evropiane këtë verë, duke fituar ndeshjen e parë të raundit të parë eliminatorë në Ligën e Kampionëve ndaj Nome Kaljut të Estonisë.

Kuqezinjtë morën fitore minimale me rezultat 1:0 në Talin të Estonisë, me golin e vetëm të sfidës që e realizoi Agim Ibraimi në minutën 81 nga penalltia. Përveç golit, kampionët vendit dominuan në përgjithësi ndeshjen, duke krijuar raste të shumta në portën e skuadrës nga Estonia.

Tashmë Shkëndija ndeshjen e kthimit e pret me shumë qetësi dhe avantazh prej një goli. Takimi i kthimit Shkëndija-Nome Kalju luhet pas një jave në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /shenja/