Karan dhe Bajrami flasin para sfidës me Pjunikun (VIDEO)

Karan-Bajrami

Shkupi nesër do të përballet me Pjunikun në ndeshjen e parë eliminatore në Liga Europa. Favoriti dihet në letër, mirëpo “bardheblutë” nuk dorëzohen para kohe dhe gjithçka pritet të japin në terren për rezultat pozitiv. Para kësaj sfide të rëndësishme kanë folur trajneri i Shkupit, Umit Karan dhe kapiteni Muharem Bajrami.

“Kur e mora ekipin në nëntor dhe ishte në pozitën e fundit, të gjithë thonin se Shkupi do të jetë në Ligën e Dytë, por unë besova në lojtarët e mi dhe punuam shumë për të arritur deri te kjo ndeshje. Ekipi im është me karaketr të fortë, me zemër dhe me talent, por më e rëndësishmja në ekipin tim është që ne ndjehemi si një familje. E di që ekipi i Pyunik-ut është skuadër e mirë dhe janë ekip favorite në këtë ndeshje dhe ndoshta ne na mendojnë si një ekip e vogël, por futbolli luhet në terren. Ata ndoshta e kanë fituar Vardarin dhe ekipe tjera nga Maqedonia, por unë besoj në lojtarët e mi dhe karakterin e tyre dhe nëse luajm kompakt si ekip, do të kemi shans të mirë për ndeshjen e dytë”, ka thënë trajneri turk i Shkupit, Umit Karan.

“Kemi punuar me intesitet të lartë gjatë kësaj faze përgatitore pasi që na presin ndeshjet e Ligës së Evropës, që dallojnë nga ato kampionale. E kemi parasysh se në ndeshjen e nesërme luajmë me një kundërshtar mjaft të organizuar, pasi që secilën sezon ata luajnë në Ligën e Evropës apo Ligën e Kampioneve. Këto tetë ditët e fundit kemi analizuar kundërshtarin dhe normal që i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe do të mundohemi që gjatë ndeshjes së nesërme të shfrytëzojmë dobësitë e tyre, që të arrijmë këto dy ndeshje rezultat pozitiv dhe të dalim si fitues. Jemi sakrifikuar gjatë gjithë kampionatit për këto ndeshje dhe e presim me padurim duelin e nesërm”, ka thënë kapiteni i Shkupit, Muharem Bajrami.

Ndeshja Pjuniku-Shkupi luhet nesër nga ora 15:30.