Merkel trondit me dridhjet e trupit për herë të tretë

merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.

Dëshmitarë okularë raportuan se kancelarja u drodh për një kohë të gjatë gjatë ekzekutimeve të himneve kombëtare.

Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta.

Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin.