Turqi, urdhër për arrestimin e 28 të dyshuarve të FETO-s

arrestime

Prokuroria Turke të mërkurën lëshoi urdhër arresti për 28 ushtarakë aktivë të dyshuar për lidhjet e tyre me Organizatën Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grushtit të dështuar të vitit 2016, sipas burimeve gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit kërkohen si pjesë e hetimit lidhur me infiltrimin e ithtarëve të FETO-s brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK), thanë burimet në kushte anonime.

Të martën, mbi 200 ushtarakë në Stamboll dhe në provincën e Izmirit u arrestuan për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen, orkestroi përpjekjen e grushtit të dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilën të paktën 251 persona u martirizuan dhe 2,200 të tjerë u plagosën.

FETO gjithashtu qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.