Zaevi e pranon se edhe vet ai iu ka telefonuar humoristëve rus

zaev111

Kryeministri Zoran Zaev e pranon se edhe ai vetë i ka telefonuar disa herë humoristët rus, duke menduar se po bisedon me Poroshenkon dhe Stoltenbergun. Se e gjithë kjo ka qenë vetëm një mashtrim nga ana e humoristëve, Zaev thotë se e ka kuptuar vetëm ditën kur u publikua biseda. Madje ai poashtu konfirmon se kanë shkëmbyer edhe fotografi, por nuk mbanë mend se deri kur ka zgjatur biseda mes tyre.

Zoran Zaev, kryeministër
“Në atë kohë unë besova se kam komunikim me ta, sikur që mora fotografi nga parada e luftës në Ukrainë nga i ashtuquajturi Poroshenko edhe unë i kam dërguar fotografi me Merkelin nga takimi ose të ngjashme. Nuk e  mbaj mend deri kur ka zgjatur komunikimi…Në atë komunikim që e kemi pasur, po, sikur ato që më kanë kërkuar edhe unë i kam kërkuar ata, duke besuar se janë kryeministri Poroshenko….Parmbrëmë kur u publikuan e kam kuptuar se kanë qenë të rremë”.

Zaev më tej deklaron se nuk mban përgjegjësi për protokollin. Ai thotë se nuk ka protokoll që mund ta kufizojë atë që të bisedojë me cilin do qoftë kryeministër të rajonit.

Zoran Zaev, kryeministër
“Unë do të vazhdoj me bisedat e mia të drejtëpërdrejta me kryeministra dhe nuk kam për qëllim që herën tjetër kur ti lajmërohem Borisovit, ose cilit do qoftë kryeministër të Evropës dhe botës, të marrë përgjegjësi për protokollin.  Komunikoj sepse mendoj se kjo e ndihmon vendin tim. Komunikimet sjellin informacione, të cilët ndihmojnë në sjelljen e vendimeve dhe në përparimin e vendit tim. Kërkimi i këtillë haptazi për përgjegjësi për protokoll ose çfarë do qoftë e sqaroj kështu se, nuk ka protokoll që mund mua të më kufizoj, nëse dua që t’i telefonoj kryeministrit Haradinaj, Bërnabiq, Andrej ose kujt do qoftë të rajonit”.

I pyetur se prej nga i ka siguruar informacionet ku dëgjohet se si Zaev flet për ndarjen e Kosovës, ai tha se askush nuk u ka dhënë informacione të detajuara, por për të njejtat është informuar nga ajo çfarë kanë shkruar mediat vendase dhe të huaja./shenja/