Zaevi ka biseduar për Kosovën me rusët

zaev

Kryeministri Zoran Zaev bisedat për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me parodistët rus duke menduar se flet me presidentin e Ukrainës i ka bërë në bazë të informacioneve që kanë plasuar mediat. I pyetur se nga kishte siguruar informacionet për ndërrimin e territoreve, Zaev thotë se mbi informacionet që kanë qenë publike, roli i tij ka qenë që si shtet mik të ndihmojë palët për të gjetur një zgjidhe.

Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli jonë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje. Evropa ka definuar problemin me emrin për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë Hercegovinës. E para u zgjidh, ndërsa të dytën ndihmojmë të zgjidhet. Askush nuk na ka dhënë detaje- deklaroi Zoran Zaev.

Falë interesit mediatik që në Kosovë ngjallën informacionet e kryeministrit Zoran Zaev, ka reaguar i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai në Facebook ka shkruar se askush nuk mund ta prek sovranitetin e Kosovës dhe se kufijtë e saj do të mbrohen me çdo çmim.

Jemi bashkë dhe jemi të fortë. Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim- tha Ramush Haradinaj.

Ka reaguar edhe opozita kosovare. Lëvizja Vetëvendosje akuzon se informacionet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se presidentët Thaçi dhe Vuçiq janë realizues të agjendave ruse në Ballkan.

Paramendojeni, kryeministri i Maqedonisë është i shqetësuar për hallin e Kosovës. Zaev shprehet si i informuar mirë me këto plane që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës. Ato që po i dëgjojmë duhet të na shqetësojnë, jo vetëm qytetarët, jo vetëm institucionet, por edhe aleatët tanë strategjik referuar planeve të fshehta të Vuçiqit me Thaçin si realizues të planeve të fshehta ruse- tha Rexhep Selimi, Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Zaev në bisedë me Petro Poroshenkon e rrejshëm thotë se Kosova dhe Serbia kanë plan për shkëmbim territoresh, duke potencuar se Kosova do t’ia jep Serbisë 10 komuna në veri të Kosovës, në Shkëmbim me Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin. Sipas Zaev, ky shkëmbin do të hapte kutinë e Pandores në Ballkan dhe do të nxiste reagime në Bosnjë dhe më gjerë./alsat/