KAS-i lë në fuqi pezullimin 10 vjeçar të Skenderbeut

skenderbeu

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, KAS, mesditën e kësaj të premte ka dhënë vendimin për Skenderbeun, duke lënë kështu në fuqi pezullimin 10 vjeçar të ekipit shqiptar nga kompeticionet europiane dhe gjobën prej 1 milion euro. UEFA me 29 mars të vitit 2018 pezulloi Skenderbeun për 10 vite nga garat Europiane për trukim dhe manipulim të ndeshjeve, ndërsa një muaj më vonë edhe Apeli i UEFA-së la në fuqi këtë vendim.

Skuadra korçare shpresonte që përmes KAS-it ta heq ose ta redukton dënimin, po as këtu nuk gjetën drejtësinë e pretenduar, ndërsa ky vendim i dhënë sot që është edhe përfundimtar për këtë çështje lë në pikëpyetje të madhe të ardhmen e klubit të Skenderbeut. /Shenja/