Arrestohet sepse e bleu vajzën 15-vjeçaren për 1 600 euro

policia

Prokuroria për ndjekje të Krimit të organizuar ka ngritur akuzë kundër një personi, për veprën penale-tregti me fëmijë ndërsa i ka propozuar edhe Këshillit për fëmijë në Gjykatën Penale zbatim të sanksionit ndaj një të mituri, kushëri i viktimës së tregtisë i cili është nën 16 vjeç.

Sipas akuzës, kushëriri i mitur i viktimës e ka mashtruar atë për ta dërguar në vendin ku po e priste i akuzuari i parë i cili kishte kërkuar të blejë nuse. Personi i akuzuar i kishte paguar kushëririt të mitur të viktimës për nusen 15 vjeçare 1600 euro dhe e kishte marrë vajzën me vete me dhunë, edhe pse ia kishte ditur moshën.

PROKURORIA PËR LUFTIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR

“Adoleshenti e ka detyruar kushërirën e tij 15 vjeçare për martesë të dakorduar më herët. E ka manipuluar për ta dërguar në vendin e caktuar. I dyshuari e ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorë dhunë fizike, dhunë psiqike dhe tentim për abuzim seksual e ka marrë me vete vajzën e cila ka rrezistuar. Viktima e ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të volitshëm ka ikur dhe është paraqitur tek prindërit e saj”

Në kumtesë sqarohet se burri i moshuar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjie ndaj vajzës dhe ka tentuar edhe ta dhunojë. Në tentativën e parë, vajza ka arritur të arratiset dhe ka lajmëruar prindërit.

Prokurori së bashku me akuzën ka kërkuar edhe të që akuzuarit për tregëti me fëmijë ti vazhdohet paraburgimi i shqiptuar më parë kur nisi hetimi, ndërsa kushëririt të vajzës i është caktuar masa e kujdesit nga ana e gjykatësit për adoleshentë.

Rasti ka ndodhur në qytezën e Radovishit në prill të këtij viti./shenja/