“Sazdovski” në shtator para Apelit

sazdovski

Gjatë muajit shtator, në Gjykatën e Apelit në Shkup pritet të zhvillohet seanca publike për rastin “Sazdovski”. Ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër të akuzuarve Besir Bela dhe Skender Demiri, të dënuar me nga 19 vite burg, ankesë para Gjykatës së Apelit kanë parashtruar si Prokuroria e Shkupit, ashtu edhe pala mbrojtëse e të akuzuarve.
Për gazetën KOHA, avokati Naser Raufi, tha se të hënën edhe zyrtarisht e kanë dorëzuar ankesën në Gjykatën e Apelit, me çka presin që Këshilli penal në këtë gjykatë ti merr parasysh vërejtjet dhe ankesat e tyre.

“Pra, në ankesë e kemi theksuar faktin se nuk ka ekzistuar paramendimi për këtë ngjarje. Në këto rrethana nuk mund të flitet aspak për veprën penale ‘vrasje’. Dhunë është ajo që e karakterizon këtë vepër. Njëkohësisht kemi treguar se rikualifikimi i veprës nga ‘dhunë’ në ‘vrasje mizore’ është bërë pa pasur bazë dhe një i njëjti është ndryshuar në bazë të të presionit publik”, tha avokati Raufi. Ndryshe, për opinionin më i gjerë ditë më parë mbet i tronditur nga ankesa e Prokurorisë së Shkupit drejtuar Gjykatës së Apelit ku kërkohet rritja e dënimit maksimal ndaj të akuzuarve Bela e Demiri.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve vlerëson se kjo është një hap i qëllimshëm i prokurorisë për të bllokuar mundësinë e rikthimit të lëndës në shkallë të parë, gjegjësisht zvogëlimit të dënimit me burg. (koha.mk)