Turqia i tha PO anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Erdogan parlamenti

Është ratifikuar  sonte nga Kuvendi i  Turqisë, protokoli pwr anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

“Falënderime dret Turqisë për ratifikimin e sotëm të protokolit tonë për anëtarësim në NATO” – ka shkruajtur Sheqerinska.

Tashmë disa shtete të rëndësishme e kanë nënshkruajtur protokolin në fjalë. Pritet që deri në fund të vitit kjo procedurë të përfundojë në të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me të drejta të plota në aleancën më të madhe politiko – ushtarake./in7.tv/