Shtyhet shkuarja në burg e Sead Koçan!

sead kocan

Këshilli gjyqësor të hënën e konfirmoi vendimin e gjykatësit nga Gjykata Penale që të refuzohet kërkesa e biznesmenit Sead Koçan për anulimin e vuajtjes së dënimit me burg. Sipas aktit udhëzues Sead Koçan sot është dashur të paraqitet në burg për vuajtjen e dënimit. Derisa nuk ka vendim nga gjykatësi për kryerjen e sanksioneve rreth kërkesës së Sead Koçan për anulim të vuajtjes së dënimit me burg prej katër vjetëve i akuzuar për lëndën “Trust”, të Prokurorisë Publike Speciale dhe konform Ligjit për kryerje të sanksioneve është anuluar shkuarja e tij në burg.