City fiton Superkupën e Anglisë, mundin Liverpulin përmes penalltive

siti

Manchester City është fitues i Superkupës së Anglisë, ose i trofeut që njihet ndryshe si “Community Shield”. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti me penallti Liverpoolin, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

City gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të. Pas një goditje dënimit, lojtarët e City-it bëjnë disa kombinime spektakolare, teksa në fund është Sterling, i cili mposhtë portierin Alisson me një goditje të lehtë.

Liverpooli kërkon me ngulm golin e barazimit po do të ndalej fillimisht nga traversa pas gjuajtjes së van Dijk dhe më pas nga shtylla pas gjuajtjes së Salah. Në minutën e 77-të, Van Dijk si një sulmues shërben mjaft mirë për shokun e tij të repartit të mbrojtjes, Matip. Ky i fundit kërcen më lart se të gjithë duke arritur që të mposhtë portierin Bravo, i cili këtë herë nuk shpëtohet nga teknologjia e vijës.

Koha e rregullt do të mbyllej në barazim edhe pse ekipi i Klopp shpërdoroi shumë shanse. Nga pika e bardhë do të ishin më të saktë “qytetarët” që i shënuan të 5 goditjet, ndërkohë që për Liverpoolin do të gabonte vetëm Wijnaldum. /Koha Jone/