Feronikeli zyrtarizon zëvendësuesin e Zekirija Ramadanit

70759992beca0f325522ff3247482874d831c6f0

Feronikeli zbulon emrin që do të pasojë Zekirija Ramadanin. Kampionët në fuqi të Kosovës kanë arritur marrëveshjen me trajnerin Dejan Vukićević, i cili do ta drejtojë skuadrën nga Drenasi për një vit (2019-2020). Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost, Mogren (Mal i Zi), Partizan Beograd (Serbi), Sevilla (Spanjë), Larnaca (Qipro) etj.

Vukićević ka eksperiencë edhe si trajner e disa skuadrave në Mal të Zi (Zeta, Mogren, Mladost), Serbi (Vojvodina) dhe Moldavi (Dacia Chisinau), ndërsa deri pak kohë më parë (2018/2019), ishte trajner i skuadrës Ventspils, që eliminoi Teutën që në raundin të Europa League.

Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe si trajner ka fituar trofe të shumtë (tituj të kampionit dhe trofe të Kupës me ekipe të ndryshme).

Sot, në stërvitjen e ekipit, në orën 18:00, në stadiumin e KF Feronikeli, do të jetë i pranishëm edhe trajneri i ri.