BESA: Skandalet në vend nuk kanë të ndalur dhe kjo po dëshmohet me rastin “Zhvatja”

Besa

Skandalet në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur, dhe kjo po dëshmohet me rastin e fundit ‘’Zhvatja’’ ku dyshohet për një implikim edhe të zyrtarëve të lartë të Prokurorise Publike Speciale.

Pamjet e publikuara sot nga mediat ialiane në lidhje me rastin “Zhvatja” në të cilën shihet qartë prezënca e të akuzuarve kryesorë në këtë skandal dhe që lë indikacion dhe dyshim për implikime edhe të zyrtarëve të lartë të Prokurorisë Publike Speciale, janë alarm urgjent që Prokuroria Publike, të veproi sa më parë dhe jo duke lënë që të kalojë koha dhe të lëjohet hapësirë që të involvuarit potencial, të shfrytëzojnë mekanzima të ndryshëm për të shtrembëruar faktet në lidhje me këtë rast.

Për Lëvizjes BESA, prolongimi i hetimit për raste si “zhvatja” janë dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë atyre që në forme direkte apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorisë Speciale, institucion ky i cili duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës.