Faza e portokalltë, rekomandohet lirim nga puna i shtatzënave dhe grave mbi 60 vjeç

moti-1

Territori i gjithë shtetit në shtatë ditët e ardhshme duke filluar prej sot deri më 14 gusht do të përfshihet nga faza e portokalltëme temperatura shumë të larta.

Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta rekomandojnë që lirohen nga detyrimet e punës grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17, të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17, që në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Në rekomandime theksohet se njësitet e pushtetit lokal, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira me valën e ngrohtë, duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë personave të moshuar të vetmuar dhe të pastrehëve.

Nga Ministria e Shendetësisë theksojnë se Institucionet shëndetësore janë të gatshme me një numër të mjaftueshëm të kapaciteteve dhe terapisë mjekësore për ballafaqim eventual me një numër të rritur të personave me efekte të dëmshme për shëndetin nga temperaturat e larta.