Drejtori i ISHP Avziu: Secili dokument edhe në gjuhën shqipe

avziu

“Në të gjitha njësitë rajonale të Inspektoratit të Punës në territorin e Maqedonisë së Veriut tabelat me mbishkrimin e institucionit shënohen edhe në gjuhën shqipe” bën të ditur drejtori i Inspektoriatit Shtetërorë të Punës Alajdin Avziu.

“Në inspektoratin Shtetërorë të Punës, çdo dokument nuk nënshkruhet pa mos u përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Kjo është vetëm fillimi por ne kemi si synim që të rritet aplikimi i gjuhës shqipe në përputhje të plotë me ligjin” thotë Avziu Ai nënvizon se së shpejti pritet që gjuha shqipe si gjuhë zyrtare të inkorporohet edhe gjatë inspektimeve në teren.