Shumica e fshatrave të rrethinës së Shkupit konsumojnë ujë të papastër

uje

Gjysma e fshatrave të Shkupit konsumojnë ujë të pa sigurt, njoftojnë nga Qendra për Shëndet Publik. Si pasojë këto rajone rrezikohen nga përhapja e epidemive. Edhe pse këtë vit nuk është gjetur ndonjë baktarie, nga QPSH thonë se viteve të shkuara vazhdimisht analizat kanë treguar për prezencë të baktereve të ndryshme.

“Besoni se epidemitë e ujit janë shumë të rrezikshme mund të prekin gjithë popullatën. Derisa kemi mungesë të ujit gjegjësisht ndërprerje, atëherë duhet të përdorim ujë nga marketet se sa të eksperimentojmë duke shkuar në fshatra tjerë për të mbushur ujë. 6:25 Në analiza është gjetur bakteria koliformi që janë bakteri fekale, poashtu bakterien esherihia koli poashtu edhe bakterien pseudomonaz”, deklaroi Lupço Kostadinovski, Qendra e Shëndetit Publik.

Komuna e Haraçinës kategorizohet si rajoni më i madh në gjithë Shkupin i cili numëron më së shumti burime jo të pastra të ujit.

“Kemi pasur mjaft takime me kryetarin e komunës edhe me personat përgjegjës të Institutit, megjithatë njerëzit janë lënë të konsumojnë ujë të pa pastërt, dhe nuk është diçka e re. E keqja të mos ndërmerren masat e duhura, Haraçina është 3-4 km larg vendbanimit të parë të qytetit ku dikush shfrytëzon ujë nga ujëslljesi dhe dikush jo”, pohoi Lupço Kostadinovski.

Ekspertët e higjienës së ujit apelojnë që qytetarët të mos pijnë ujë i cili qëndron shumë gjatë në shishe plastike dhe i cili nuk ruhet në ambiente të ftohta. Në vend të plastikës të përdoren shishe qelqi sepse konsiderohet si materiali më ekologjik për ruajtjen e ujit. Poashtu ekspertët rekomandojnë që pas ndërprerjes së ujit, i njejti mos të konsumohet për disa ditë me radhë.