Floriani & Furtuna, çifti i kësaj vere dhe dasma e tyre unike

67868963_333481830862452_2919637313766031360_n-1024x683

Verë pas vere dasmat shqiptare bëhen gjithmonë e më të bukura, por kjo që ne do të flasim tani është një nga ato dasmat me “D” të madhe për nga madhështia e saj.

Tashmë padyshim mund të quhet çifti më u bukur i kësaj vere, Floriani dhe Furtuna Aziri të cilët mbi të gjitha ata megjthëse jetojnë jashtë kanë dashur që në ditët e tyre më të veçantë të bëhet ajo princeshë dhe ai princ në Kosovë.

Dasma është mbajtur më datën 24 korrik 2019 në ambientin e bukur të Vali Ranch në Gjilan ndërsa vetë çifti në dasmën e tyre ka marrë si suprizë nga prindërit e Florianit dhe motra praninë e legjendës së gjallë të muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu.

Për pjesën tjetër të atmosferës së bukur janë kujdesur artistët si: Ekrem Imeri, Butrint Rashiti, Grupi Dasmorët dhe Fatos Shehu e në orët ë mëngjesit DJ Cosmo. Një dasëm madhështorë ku pothuajse 350 të ftuar kanë shijuar një super natë që nuk do harrohet kurrë me çiftin e sapo kurorëzuar që atë natë shkëlqenin.

Por për të ardhur te kjo dasëm madhështore është dashur të angazhohen shumë persona dhe në një kohë prej 7 muajsh, ndërsa është filmuar dhe realizuar video dhe foto nga Enon Turtulla dhe kompanija e tij XL Films Prizren duke e sjellë më pas në video si një film këtë dasëm. Sa i përket dekorimit special të ambientit është kujdesur kompania Happy Dekor.

Mjaft supriza por edhe mysafirë specialë ka pasur në këtë dasëm të madhe, që nga familja dhe shoqëria e dhëndrrit e deri te miqtë nga Gllogjani heroik.

Floriani ka lindur në Gjermani pasi kishte studiuar në Frankfurt kaloi në Zviëcr duke u transferuar nga punëdhënësi i tij Deutche Telekon, pasi është menaxher i shitjeve në një nga degët e telekomit gjerman në Zvicër, ndërsa ai ishtë edhe delegat në parlamentin evropian e të rinjve ku përfaqësoj shtetin e Kosovës në shumë vende të evropës. Ndërsa Furtuna ka lindur në Gllogjan dhe është rritur në Zvicër ku ajo është motër medicionale dhe pronare e një salloni bukurie.

Nusja ka mbajtur kanagjeqin e saj në Gjakovë, ndërsa një tjetër e veçantë e kësaj dasme përveç shumë suprizave ka qenë se vetë Floriani, pra dhëndrri ka moderuar kur ka qenë momenti i hyrjes së nuses.

Ne po ju sjellim disa foto dhe videon e kësaj dasme madhështore që të gjithë çiftet do ta ëndërronin, ndërsa çiftit të sapo martuar ju urojmë jetë të lumtur dhe fëmijë të bukur siç janë vetë ata.

Per me shume impresione vizitoni faqen.