Arber Xhaferi shënon kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare

arber xhaferi

Në shtatë vjetorin e vdekjes  së Arbën Xhaferit, kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka ngritur larg gurën e tij. Haradinaj tha se Xhaferi kujtohet si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identiteti shqiptar dhe e drejta, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Sipas kryeministrit, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave.

“Arbën Xhaferi shënon kthesë në avancimin e të drejtës shqiptare! Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identiteti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Xhaferi u lind në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 24 janar 1948. Ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe në llim të viteve 90, ishte rikthyer për të jetuar në Tetovë, ku në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar, e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. Xhaferi është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe, në shenjë respekti për gurën dhe kontributin e tij, autostrada që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut është emëruar Autostrada “Arben Xhaferi” ./21Media