Katica Janeva të martën dëshmon për rastin “Reket”

Katica_Janeva

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva të martën do të merret në pyetje për rastin “Reket”, kanë konfirmuar për MIA nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dëshmia e prokurorit Burim Rustemi nga PSP-ja për rastin “Reket” në PTHP është anuluar për nesër për shkak të seancës së sotme për lëndën “TNT” ku ai e ka përfaqësuar aktakuzën.

Rustemi për MIA  konfirmoi se prononcimi për “Reket”  do të japë nesër në orën 12:30 minuta.

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar nga fillimi i javës deklarata për rastin kanë dhënë prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Lile Stefanova së bashku me shefen e saj Katica Janeva janë përmendur në bisedimet dhe videot e incizuara që i publikoi edicioni i gazetës italiane “La Verita”, lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Nga PP tani për tani nuk zbulojnë nëse dhe kur do të thirret edhe Janeva.