Mesi, Ronaldo dhe Van Dijk në garë për futbollistin më të mirë

62F3F421-E3FA-4AE2-836D-13F8687EA7ED

Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Virgil Van Dijk janë tre emrat që do të garojnë për çmimin e futbollistit më të mirë që jepet nga UEFA.

Mbrojtësi i Liverpulit, fitoi Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij dhe u shpall lojtari më i mirë i finales në Madrid. Ronaldo me Portugalinë e tij fitoi Ligën e Kombeve dhe ishte golashënuesi më i miri i atij kompeticioni, ndërsa Mesi fitoi Këpucën e Artë në Ligën e Kampionëve, La Liga dhe Europë dhe gjithashtu fitoi titullin me Barcelonën në Spanjë.

Çmimi për futbollistin më të mirë të sezonit 2018/19 do të jepet me 29 gusht në Montekarlo në ditën e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20.