Prej nesër sërish rritje të temperaturave, por jo deri në 40 gradë Celsius

mot-i-nxehtë

Moti i freskët dhe temperaturat deri 25 gradë Celsius do të marrin fund sonte. Prej nesër rikthehet i nxehti por nuk do arrij kulmin përvëlues, 40 gradë Celsius. Kështu paralajmërojnë nga Enti hidrometeorologjik duke shtuar se dita e sotme do të mbyllet me mot të qëndrueshëm dhe të thatë.

Temperaturat në periudhën e ardhshme do të rriten gradualisht. Do të kemi rritje të temperaturave por nuk do të jenë sikurse në periudhën e kaluar, kur ishin shumë të larta. Të njetat pritet të arrijnë prej 26 deri 36 gradë celsius- tha  Dushanka Tanushevska, meteorologe.

Freskinë e ditës së sotme qytetarët e shfrytëzuan në maksimum. Rrugët dhe parqet ishin përplot me njerëz.

“Sot ndjehem shumë mir, është këndshëm, prandaj edhe kam dal pak në shëtitje. Ditët e kaluara ishin vështirë të përballueshme, posaçërisht për të moshuarit ishte shumë vështirë”.

“Po mar frymë shumë shumë më lehtë dhe më lirshmë, mund edhe të punoj. Prandaj, sot kam dal më herët të kryej disa obligime. Nuk kam ndonjë sëmundje kronike por kam dhimbje eshtrash dhe e ndjej ndryshimin e motit.”.

Ndërkohë, mjekët vlerësojnë se ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave mund të ndikojë seriozisht te personat me sëmundje kronike. Posaçërisht tek ata në moshë të shtyrë dhe me sëmundje kardiovaskulare, diabet dhe sëmundje reumatike.

Temperaturat të cilat vijnë si pasojë e këtyre ndryshimeve të përnjëhershme janë më të rrezikshme  për shkak se sa më ngadalë shkon dhe ndryshon temperatura e trupit I jepet një afat kohor pak më të gjatë që trupi të adaptohet shkallë shkallë. Ndërsa, tek temperaturat kur vjen ndryshimi i përnjehershëm atëherë mund të na paraqitet rreziku dhe pasojat të cilat mund të jenë edhe fatale- tha mjeku Behar Kamberi.

Moti i freskët, pavarësisht se ishte i mirseardhur për qytetarët, shkaktoi edhe dëme të ndryshme në vend. Reshjet e shiut dhe erërat e forta thyen degë të shumta dhe shkulën dru duke u përplasur mbi objekte dhe makina te parkuara ne trotuare./alsat-m/