I riu futet në ujë për tu freskuar dhe mbytet

lumi890

Një djalë i ri i cili gjatë ditës së djeshme ka dashur të freskohet në lumin Vardar në afërsi të fshatit Bistrenci, të Demir Kapisë është gjetur i vdekur, ka njoftuar për MIA, Verolub Dodevski nga Sektori për Punë të Brendshme të Velesit.

Prokurori Publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të pajetë.

Ndryshe me orë të tëra ka zgjatur kërkimi për djaloshin nga familjarët dhe bashkëfshatarët e tij. Гјатњ књркимит пrezentë ka qenë edhe policia.

“Sigurisht se është mbytur, nuk ka ditur të notoj. Mbrëmë dhjetëra persona e kemi kërkuar, deri në ora tre të mëngjesit. Teshat dhe telefonin e kemi gjetur afër lumit”, ka deklaruar një bashkëfshatar i viktimës.