“Zhvatja”, kthehet Ruskoska, vazhdojnë hetimet

ruskoska-696x464

Prokurorja, Villma Ruskoska, u kthye nga pushimi mjekësor. Vazhdon një nga hetimet më të mëdha i ngritur nga PTHP, i quajtur “Reket”. Nga Prokuroria për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, thonë se në periudhën e ardhshme për shkak të hetimit të madh nuk do të përgjigjen para kamerave. Të gjithë informacionet do t’i distribuojnë në opinion përmes e-mailit.

“Hetimi financiar po zhvillohet në më shumë drejtime dhe si dhe po bëhet mbledhja e materialit të provave që do të ndihmoj në vërtetimin e gjendjes faktike. Njëkohësisht, po kryhet ekspertizë e një pjese të aparateve të sekuestruara elektronike, ndërsa për një pjesë por kryhen përpjekje për de-kodim të përmbajtjeve të gjetura” pohojnë nga Prokuroria Themelore.

Prej atje thonë se nuk kanë informacione kush është thirrur dhe kush do të thirret për të dhënë dëshmi.

Gjatë ditës së djeshme, pesë orë ka dhënë dëshmi Lile Stefanova. Ajo është prokurorja e parë e PPS-së që, siç tha, ka dëshmuar për rastin “Reket” dhe lidhshmërinë me lëndën “Perandoria”.

Në pyetje është thirrur edhe Burim Rustemi, i cili pritet të shpjegojë keqpërdorimin e postit zyrtar të Janevës rreth asaj që i ka mundësuar mikut të afërt, Sasho Vasillevskit, drejtor i atëhershëm i MEPSO-së, të blejë banesë në Shkup, pronë e cila, siç pretendohet, qëllimisht është lënë anash gjatë ngrirjes së pronës në hetimin për lëndën “Banka Postare”. Sipas burimeve të TV21, Rustemi do të flasë edhe për ndikimet eventuale të Janevës ndaj hetimit për rastin “Banka Postare”.

E para për ndikimin e Janevës në disa hetime të PPS-së, foli prokurorja Lile Stefanova.

“Më 16 prill të vitit 2019, në zyrën e Katica Janevës u mbajt takim ku ajo prononcoi disa vendime të caktuara para prokurorëve prezent, që kishin të bëjnë me veprime në lëndët “Perandoria” dhe “Banka Postare”. Konkretisht na u tha, që më së voni deri më 6 maj të vitit 2019, te ajo të dorëzojmë raporte në formë të shkruar për dëmin që të dyshuarit në këto dy lëndë duhet t’ia paguajnë shtetit, me çka lëndët “këtu do të mbyllen” dhe të dyshuarit “të mos shkojnë në burg” tha prokurorja speciale Lile Stefanova.

Por këtë kërkesë të Janevës, e ka kundërshtuar Lile Stefanova dhe Burim Rustemi, me çka në raportet e përgatitura përveç shumës së dëmit të shkaktuar kanë shkruar edhe mundësinë për dënime me burg.

Rasti “Reket” është një prej rasteve më të mëdha ku me para është bërë përpjekje që të blihet liria në institucionin ku qytetarët kishin shpresa se do ta kthej e shtetit të së drejtës.

/TV21/