Në shtator do të mbahet edicioni i katërt i festivalit “Jazzfest Tetova”

jazz

Gjatë muajit shtator, në Qendrën për Kulturë të Tetovës do të mbahet edicioni i katërt i festivalit të xhazit, “Jazzfest Tetova”. Ky edicionin përfshin në vete 5 aktivitete. 

Aktiviteti i parë do të mbahet më 11 shtator 2019, dhe në të do të performojë “Taksim Trio”. Aktiviteti i dytë më 12 shtator dhe shfaqet “Tavitjan Brothers ft. Rhani Krija” dhe nata e tretë, 13 shtator, me “Linda Rukaj and Band”. Që të tre aktivitetet do të mbahen në Qendrën për Kulturë të Tetovës, me fillim prej ora 20:00.

Për aktivitetet tjera do të ju njoftojmë në mënyrë shtesë.

Përndryshe, gjatë edicionit paraprak të “Jazzfest Tetova” janë paraqitur: Eda Zari me Rhani Krijën, Gert Kapo, Vladimir Gica, Christian Kappe dhe Visar Kuçi; Rona Nishliu quartet; Toni Kitanovski dhe Ritmos Negros, trio me muzikantë nga Peruja, Spanja dhe Bullgaria.

"Taksim Trio", 11 shtator 2019
“Taksim Trio”, 11 shtator 2019
"Tavitjan Brothers ft. Rhani Krija", 12 shtator 2019
“Tavitjan Brothers ft. Rhani Krija”, 12 shtator 2019
"Linda Rukaj and Band", 13 shtator 2019
“Linda Rukaj and Band”, 13 shtator 2019