Leclerc hyn në histori të Ferrarit

Formula 1

Charles Leclerc realizon ëndrrën e një jete. Piloti francez fitoi për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1 pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Belgjikës. Leclerc zhvilloi një garë perfekte duke e kryesuar nga fillimi deri në fund edhe pse në xhirot finale vuajti jo pak për shkak të konsumimit të madh të gomave. Megjithatë  në pistën e Spa-Francorchamps Ferrari nuk arriti të realizonte dopietën pasi podiumi u kompletua nga dy makinat Mercedes me Hamilton që u rendit i dyti e Bottas që u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit. Vetëm i 4-ti gjermani i Ferrarit Sebastian Vettel, ndërkohë që Albon me Red Bull dhe Sergio Perez kompletuan 6-shen e parë. I pafat Max Verstappen i cili u tërhoq që në xhiron e parë. Përsa i përket Charles Leclerc me fitoren e marrë në Belgjikë, 21-vjeçari francez u bë piloti më i ri në historinë e Ferrarit që fiton një garë të Formula 1.