12 persona nga Shkupi të arrestuar për marihuanë

Policia

Ministria e punëve të brendshme ka raportuar rreth arrestimeve që ndodhën dje në lagje të ndryshme të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Dje në ora 20:35, në rrugën “Dushan Taskoviq” në Shkup, zyrtarët policorë arrestuan 26 vjeçarin A.C, pasi i gjetën marihuanë.

Për të njëjtën arsye, dje në ora 22:00 te rruga “Filip Filipoviq”, u arrestua 26 vjeçari M.S, 36 vjeçari D.E, 35 vjeçari T.M dhe 38 vjeçari I.K.

Në rrugën “Cvetan Dimov” të Shkupit, dje në ora 22:40 u arrestuan për të njëjtën arsye, marihuanë, shtatë persona: A.G. (28), A.A. (32), A.K.(28), B.A. (26), B.K. (32), N.E. (31) dhe E.A.(32), të gjithë nga Shkupi.