Kampionët eliminohen nga Botërori

SHBA

Tjetër rezultat surprizë në Botërorin e Basketbollit, që po zhvillohet në Kinë. Pas eliminimit të Serbisë nga Argjentinë, largohen për befasinë e të gjithëve edhe favoritët e turneut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 13 vite kishin basketbollistët amerikanë që nuk pësonin humbje në sfidat ndërkombëtare, por erdhi momenti që kjo t’i ndodhte me trajnerin Greg Popovich kundër Francës, me rezultatin 79-89.

Kampionët në fuqi u ndëshkuan nga gjuajtjet e sakta të Rudu Gobert, me lojtarin e Utah Jazz që e mbylli takimin me 21 pikë dhe 16 rikuperime, ndërsa Evans Furnier shtoi 22 pikë të tjera për ekipin francez.

Nuk mjaftuan për amerikanët 29 pikët e Donovan Mitchell, që mundi ta kalonte në epërsi SHBA 78-76, por pikërisht pas këtij momenti shpërthyen në sulm francezët, të ndihmuar edhe nga disa gabime të pashpjegueshme dhe banale të amerikanëve, që abdikojnë nga froni pas sukseseve në dy edicionet e fundit.

Në gjysmëfinale të Botërorit të Basketbollit Franca do të përballet me Argjentinën.