Turqi, jepet dënimi për Ardan Turanin

Arda Turan

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Atletico Madridit, Arda Turan, aktualisht pjesë e Basaksehirit të Stambollit është dënuar me 2 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg  për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe për kanosje, pasi qëlloi në ajër më qëllim trembjen dhe shkaktimin e panikut. Futbollit turk është çliruar nga akuza e ngacmimit seksual. Gjithsesi, vendimi është pezulluar, pasi, sipas medieve në Turqi, Turan nga ka precedentë penalë.

Ngjarja e rëndë ndodhi tetorin e kaluar në një lokal nate në Stamboll, ku Turan u përfshi në një zënke me këngëtarin Berkay Sahin për shkak të disa fjalëve të rënda që futbollisti i kishte thënë bashkëshortes së tij, Ozlem.

Muzikanti kishte thyer hundën, ndërsa Turan e kishte ndjekur deri në spital, ku kishte shkrepur disa herë pistoletën, veprim që sipas avokatëve të ish-futbollistit të përfaqësueses së Turqisë, kishte ndodhur aksidentalisht.

Në fakt, për ish-kapitenin e Turqisë bëhet fjalë thjesht për episodin e fundit negativ. Vitet e fundit Turan ishte bërë protagonist me kërcënime ndaj një gazetari dhe me një pezullim prej 16 ndeshjesh pasi kishte shtyrë anësor dhe plagosur një arbitër tjetër.