Ahmeti: Vetingu i domosdoshëm, “VMRO dhe LSDM, kanë dallime për Ligjin, prandaj nuk morra pjesë në takim”

The head of Democratic Union for Integration, Ali Ahmeti speaks during an interview for Reuters in Tetovo, Macedonia March 7, 2017. REUTERS/Ognen Teofilovski

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se nuk ka pasur nevojë ai të marrë pjesë në takimin e liderëve pasi siç tha vetëm VMRO dhe LSDM kanë dallime për ligjin për PP.

Ahmeti tha se mbështesin ligjin për PP dhe se BDI do të jetë e pranishme nëpër takime atëherë kur do të vij momenti i aktit final.

Ahmeti gjithashtu foli edhe për idenë e BDI-së në lidhje me vetingun, për çka tha se është një proces i domosdoshëm.